Site icon Telegrafi

Rrugëtimi potencial i Messit nga Barca te City dhe pastaj në MLS

(Fotomontazh: FFSM)

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë një ndër temat më të spekuluara në mediat sportive, kur kihet parasysh se bëhet fjalë për njërin prej futbollistëve më të mirë në histori.

Superylli argjentinas kishte kërkuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar, mirëpo katalunasit nuk e lejuan të largohej me parametrat zero duke theksuar se kishte skaduar koha për klauzolën që ia mundësonte diçka të tillë.

Por, ata nuk do të mund ta pengojnë largimin e tij në qershor 2021 (nëse Messi e dëshiron largimin), pasi atëherë 33-vjeçarit do t’i skadojë kontrata me Blaugranët.

(Fotomontazh: Dream Team)

‘Numri 10’ i Barcës mund t’i nisë bisedimet me klubet e interesuara që në muajin janar dhe pastaj në afatin kalimtar veror të largohet si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Ronaldo mund të kthehet te Unitedi për shkak të Messit, çfarë thoshte portugezi në vitin 2014

Sipas Eurosport, Manchester City është destinacioni potencial i Messit, ku mund ta vazhdojë karrierën nga sezoni 2021/2022. Një arsye shtesë pse argjentinasi mund të nënshkruajë një mega-kontratë me klubin anglez është edhe mundësia që ai ta vazhdojë karrierën në MLS.

New York City që bën gara në ligën amerikane ka pronarë të njëjtë me Manchester Cityn, prandaj kur ta mbyllë karrierën në Etihad Stadium, Leo Messi mund të luajë për disa vite edhe në Amerikë. /Telegrafi/

Exit mobile version