Joshua Zirkzee është sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit italian Serie A së bashku me skuadrën e tij Bologna.
Bologna si rrallë herë më parë në dy dekadat e fundit po lufton për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve dhe Zirkzee është lojtari kryesor i tyre.
Sulmuesi holandez në 26 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë duke qenë ylli kryesor i skaudrës.
Megjithatë e ardhmja e holandezit duket larg Serie A dhe Bolognës, pasi janëplot pesë skuadra angleze që janë vënë pas tij.
Manchester United, Arsenal, Chelsea, West Ham United dhe Aston Villa janë skuadrat angleze që duan me çdo kusht transferimin e holandezit në verë.
Megjithatë këto klube angleze kanë konkurrencë të madhe edhe tre gjigantët italianë si Milan, Juventus dhe Roma që gjithashtu e duan sulmuesin holandez.
Bologna e ka të vështirë ta ndaloj yllin e tyre të largohet pasi ai ka një klauzolë largimi të ulët prej vetëm 40 milionë eurove.
Të gjitha klubet e interesuara janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e tij dhe Zirkzee pritet të marrë vendim se ku do ta vazhdoj karrierën vetëm pas Euro 2024 ku pritet të grumbullohet nga Holanda. /Telegrafi/