Telegrafi

Rrëmbimi i tre policëve, reagon Presidenti i Shqipërisë: Strategjitë “eskalim për të deeskaluar” duhet të marrin fund

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një reagim në rrjetet sociale i ka kërkuara autoriteteve të Kosovës që të vetëpërmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve të Serbisë.

Ai ka theksuar se strategjitë “eskalim për të deeskaluar” duhet të marrin fund.

Lexo po ashtu Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, harta e pozicionimit dhe reagimet  

Teksa e cilësoi rrëmbimin e tre policëve si një akt të rëndë, kreu i shtetit kërkoi nga palët të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të tejkaluar situatën.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës nga trupat serbe, është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj më forcë këtë akt dhe iu bëj thirrje autoriteteve të Serbisë për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, tha Presidenti.

Lexo po ashtu Mblidhet Këshilli i Sigurisë, Kurti e Sveçla konferencë për media

“Një thirrje vëllazërore iu bëj sërish autoriteteve të Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin e tryezës së bisedimeve është shumë i rëndësishëm”, shtoi ai. /Telegrafi/