Site icon Telegrafi

Rregullat e La Ligas bllokojnë rikthimin e Gabri Veigas si huazim te Celta Vigo

Gabri Veiga nuk do të kthehet në huazim te ish-klubi i tij, Celta Vigo, në afatin kalimtar të janarit.

Veiga është lidhur me një transferim të mundshëm afatshkurtër në Galicia pas një fillimi të përzier të jetës në skuadrën saudite, Al Ahli.

Reprezentuesi i Spanjës U21 shkaktoi bujë në të gjithë Evropën, pasi ai refuzoi kalimin në një varg klubesh të Ligës së Kampionëve, për të pranuar një ofertë në Arabinë Saudite.

Lexo po ashtu Talenti i humbur në La Liga: 19 lojtarët më të mirë që janë larguar në këtë afat kalimtar

Përpjekjet e tij në Lindjen e Mesme janë mbajtur si shembull nga disa pjesë të mediave spanjolle si një ilustrim i rreziqeve të lëvizjes në Arabinë Saudite.

Celta e Rafael Benitez ka pasur vështirësi deri më tani në sezonin 2023/24, me vetëm një fitore në La Liga në 14 ndeshje dhe ka rrëshqitur në zonën e rënies.

Pavarësisht thashethemeve se Veiga ishte i interesuar për një rikthim, rregullat e La Liga-s e bllokojnë atë, pasi kampionati spanjoll nuk lejon që lojtarët të regjistrohen në të njëjtin klub dy herë në të njëjtin sezon, por ai mund të bashkohet me një skuadër tjetër spanjolle. /Telegrafi/

Exit mobile version