Site icon Telegrafi

Ronaldo zotohet të shënojë më shumë het-trikë: Është koha për ta çekuilibruar peshoren

(Foto: Twitter/Manchester United)

Het-triku ndaj Norwich Cityt ishte i 60-ti në karrierën e Cristiano Ronaldos me klube, si Sporting Lisbona, Manchester Unitedi, Real Madridi, Juventusi dhe skuadrën e Portugalisë.

Superylli portugez ka shënuar 50 het-trikë me klube dhe 10 të tjerë me ekipin e tij përfaqësues. Po, ashtu 37-vjeçari gjysmën e tyre i ka realizuar para moshës 30 vjeçare, kurse gjysmën tjetër pas.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale të dielën duke paralajmëruar se e ka në plan që ta ngrejë më lart këtë statistikë.

“30 het-trikë para (moshës) 30 vjeçare dhe 30 het-trikë pas (moshës) 30 vjeçare”, ka shkruar Ronaldo duke vazhduar: “Është koha për ta çekuilibruar peshoren”.

Lexo po ashtu Ronaldo shkëlqen me het-trick, United rikthehet te fitorja në Ligën Premier

Cristiano ka shënuar 21 gola në 35 paraqitje për Manchester Unitedin në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa është golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën Premier me 15 gola, prapa Mohamed Salah (20 gola) dhe Son Heung-min (17 gola). /Telegrafi/

Exit mobile version