Ronaldo, Pele, Ronaldinho dhe Rivaldo janë votuar si katër futbollistët më të mirë brazilianë të të gjitha kohërave – me ‘Fenomenin’ që mposhti Pelen për të marrë vendin e parë.
Sondazhi me eliminim me 32 lojtarë, i realizuar nga revista e futbollit FourFourTwo, pa një finale të Ronaldos kundër Peles. Në atë garë, fituesi i Këpucës së Artë të Brazilit në Kupën e Botës 2002, e pa shënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në një ndarje të ngushtë, 60-40.
Ronaldo, me shpejtësinë dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për një njeri të madh, shihet nga shumë tifozë si numri 9 i fundit. Pele, megjithatë, njihet si mbreti i futbollit në Brazil dhe zotëron tre medalje fituese të Kupës së Botës.
Neymar, aktualisht i dyti në listën e golashënuesve më të mëdhenj të Brazilit pas Peles, nuk mundi të hyjë në ‘top 10’. Ai u eliminua në fazën çerekfinale, duke u renditur vetëm në vendin e 11-të.
Lista në përgjithësi tregon thellësinë e pabesueshme të talentit brazilian, të cilin pa dyshim se asnjë komb tjetër nuk mund të përputhet.
So here's your final – and it's the one we all expected, despite some bumps along the way…
Who's the greatest Brazilian footballer of all time?
— FourFourTwo (@FourFourTwo) July 14, 2020
Cafu, lojtari i vetëm që ka luajtur në tre finale radhazi të Kupës së Botës, është mjaft i mirë vetëm për vendin e shtatë dhe nuk është as mbrojtësi i pozicionuar më i lartë, pasi Roberto Carlos renditet në të pestin.
Ka disa ‘paragjykime të kohëve të fundit’ siç mund të prisnit, me fituesin e dyfishtë të Kupës së Botës, Garrincha – i shikuar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit – duke u renditur në vendin e 10-të apo vetëm gjashtë vende mbi Gilberto Silva.
Në vendin e 32-të dhe të fundit, Philippe Coutinho arriti vetëm 0.8% të votave në paraqitjen e tij në sondazh. Por, kur shikon cilësinë e lojtarëve mbi të, nuk është vërtet aq keq për lojtarin e Barcelonës.
Lista e plotë e rezultateve të FourFourTwo:
32.Philippe Coutinho
31.Casemiro
30.David Luiz
29.Dunga
28.Denilson
27.Dida
26.Lucio
25.Leonidis
24.Carlos Alberto
23.Gerson
22.Adriano
21.Roberto Firmino
20.Juninho Pernambucano
19.Falcao
18.Ze Roberto
17.Rivellino
16.Gilberto Silva
15.Zico
14.Marcelo
13.Dani Alves
12.Jairzinho
11.Neymar
10.Garrincha
9.Kaka
8.Romario
7.Cafu
6.Socrates
5.Roberto Carlos
4.Rivaldo
3.Ronaldinho
2.Pele
1.Ronaldo
/Telegrafi/