Telegrafi

Ronaldo uron ditën e paqes me një fotografi nga vizita e tij në Kosovë (Foto)

Ronaldo apo i njohur si ‘Il Fenomeno’ është një nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

Ai ishte arsyeja që shumë të rinj filluan të ndjekin futbollin dhe të bëhen tifozë në klubet ku ai ka luajtur.

Lexo po ashtu Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video)

Ronaldo ishte për një vizitë në Kosovë në kuadër kampanjës ‘”Teams to End Poverty’ së UNDP-së dhe me një foto nga kjo vizitë ka uruar të gjithëve ‘Ditën e paqes’.

Interi i kishte dhënë leje fenomenit brazilian që ta vizitonte Kosovën, përkatësisht Gjakovën.

Sulmuesi i njohur botëror kishte dhuruar 30 mijë dollarë për rregullimin e një shkolle e cila ishte duke u ndërtuar në kuadër të NGO Caritas. /Telegrafi/