Futbollistët e Real Madridit e kanë shijuar fundjavën që lamë pas në mënyrën më të mirë, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit (që zhvillohet të shtunën).
Trajneri Zinedine Zidane u ka dhënë pushim lojtarëve të tij, pasi e fituan titullin e kampionit të Spanjës.
Sergio Ramos, Lucas Vasquez dhe Keylor Navas i kanë shijuar disa gota vere me partneret e tyre në Madrid.
Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është relaksuar në jaht, ndërsa në fundjavën që vjen do të përpiqet ta fitojë për të katërtën herë garën më të madhe evropiane për klube.
Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, është rrezitur pranë një pishine.
Sulmuesi francez, Karim Benzema, tregoi se ka shumë talente duke luajtur piano në shtëpi.
Futbollisti spanjoll, Alvaro Morata, po ashtu doli në det, por vetëm me të dashurën e tij, modelen dhe dizajneren, Alice Campello.
Brazilianët Danilo dhe Marcelo luajtën ‘Teqball’, ndërsa kroati Mateo Kovacic ishte i disponuar në një pishinë të pazakontë me disa miq. /Telegrafi/