Cristiano Ronaldo thuhet se i ka shpërblyer me 20.000 euro punëtorët në vilën luksoze në Greqi, për faktin se ata nuk i kanë lejuar paparacit të afrohen.
Superylli i Juventusit është duke i shijuar pushimet me partneren Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tij, ndërsa para disa ditësh ka qëndruar në shteti grek.
Ai ishte vendosur në resortin me pesë yje Westin në Costa Navarino, të cilin e viziton për të dytin vit radhazi.
Futbollisti i famshëm ka paguar 8.000 euro për një natë në këtë ambient luksoz, ndërsa gjatë qëndrimit të atjeshëm asnjë fotografi e familjes së tij nuk ishte publikuar nëpër media.
Për këtë arsye, Ronaldo ka qenë aq i gëzuar saqë, sipas AS, u ka lënë bakshish prej 20.000 eurosh punonjësve për shërbimin e tyre të veçantë – duke i mbajtur larg fotoreporterët.
Pas Greqisë, CR7 dhe familja e tij po i vazhdojnë pushimet në një superjaht në rivierën franceze. /Telegrafi/