Cristiano Ronaldo mbetet lojtari më i paguar në ligën elitare italiane, por njëkohësisht edhe një ndër sportistët me të ardhurat më të mëdha.
Portugezi i Juventusit dukshëm është lojtari me rrogën më të madhe në Serie A, ku ai paguhet hiq më pak as më shumë se 31 milionë euro.
CR7 pas vetes ka lënë bashkëlojtarin te skuadra, Mattijs De Ligt, i cili pothuajse katër herë më pak e ka pagën më të vogël.
Futbollisti i ardhur gjatë muajit të kaluar te Interi, Romelu Lukaku, i cili ka rrogë vjetore prej 7.5 milionë eurove.
Në top dhjetëshe gjenden edhe shtatë lojtarë të tjerë të kampionit italian, Juventus, i cili harxhon edhe më së shumti për pagat e futbollistëve.
Më poshtë e keni listën prej njëzet lojtarëve me rrogat më të mëdha në ligën elitare italiane.
1. Cristiano Ronaldo (Juventus, €31m)*
2. Matthijs De Ligt (Juventus, €8m + €4m)
3. Romelu Lukaku (Inter, €7.5 + €1.5m)
4. Gonzalo Higuain (Juventus, €7.5m)
5. Paulo Dybala (Juventus, €7.3m)
6. Adrien Rabiot (Juventus, €7m + €2m)
7. Aaron Ramsey (Juventus, €7m)
8. Miralem Pjanic (Juventus, €6.5m)
9. Douglas Costa [Juventus, €6m)
10. Mario Mandzukic (Juventus, €6m)
11. Sami Khedira (Juventus, €6m)
12. Gianluigi Donnarumma (Milan, €6m)
13. Kalidou Koulibaly (Napoli, €6m)
14. Leonardo Bonucci (Juventus, €5.5m)
15. Edin Dzeko (Roma, €5m + €1m)
16. Diego Godin (Inter, €5 + €1m)
17. Alex Sandro (Juventus, €5m)
18. Emre Can (Juventus, €5m)
19. Alexis Sanchez (Inter, €5m)
20. Lorenzo Insigne (Napoli, € 4.6m). /Telegrafi/