Ronaldo është njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të futbollit pa pikë dyshimi, pasi braziliani ka lënë gjurmë ka do që ka shkuar.
Ish-sulmuesi brazilian ka luajtur për skuadra të mëdha si Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan apo PSV Eindhoven në Evropë, teksa në vendlindjen e tij ka veshur fanellën e Crueziros dhe Corinthiansit.
43-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar dy herë Topin e Artë, teksa në 451 ndeshje zyrtare me klube ka shënuar 296 gola e ka bërë 75 asistime.
Por përkundër sukseseve të mëdha si me klube ashtu edhe me Kombëtaren e Brazilit, Ronaldo refuzon ta fut vetën në listën e lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.
Ronaldo është pyetur për lojtarët më të mirë në histori të futbollit, teksa ka futur katër në listë.
“Për mua në listën e më të mirëve në histori të futbollit ka katër emra dhe ata janë Pele, Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”
“Këta katër lojtarë janë në krye të historisë së futbollit”, deklaroi braziliani.
Kujtojmë që ish-reprezentuesi brazilian i dha fund karrierës së tij në vitin 2011 tek skuadra Corinthians.
Tani Ronaldo është president i skuadrës spanjolle Real Valladolid, teksa kishte deklaruar se ëndrra e tij është që ta transferojë një ditë Kylian Mbappen tek skuadra e tij. /Telegrafi/