Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë që arrin të fitojë pesë trofe apo finale të Ligës së Kampionëve, duke lënë mbrapa shumë emra të njohur të futbollit botëror.
Ronaldo është bërë lojtari i parë që fiton trofeun e Ligës së Kampionëve pesë herë, pas fitores së mbrëmshme (e shtunë) 3-1 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në Kiev.
Sezonin e kaluar, kur Reali e fitoi trofeun pasi mposhti në finale Juventusin me rezultat 4-1, sulmuesi portugez arriti në katër trofe.
Kështu, ai iu bashkua emrave si Andres Iniesta dhe Clarence Seedorf duke u bërë lojtari i tretë që fiton UEFA Ligën e Kampionëve katër herë që nga fillimi i kësaj gare në sezonin 1992/93.
Tani sulmuesi 33-vjeçar i Portugalisë ka pesë medalje të fituesve të Ligës së Kampionëve, pasi ka filluar koleksionin e tyre me Manchester Unitedin në vitin 2008, ndërsa nga pesë kanë edhe Paulo Maldini dhe Alfredo di Stefano, por jo disa nga to janë nga koha sa trofe quhej Kupa Evropiane.
Edhe dy Lionel Messi dhe Xavi Hernadez, por edhe Gerard Pique kanë nga katër trofe të fituar të Ligës së Kampionëve, por pasi dy të parët nuk kanë luajtur asnjë minutë në finalen e 2006-tës ndaj Arsenalit, dhe i treti në finalen e 2008-të, ato trofe mbajnë nga një fusnotë.
Trofetë e Ronaldos në Ligën e Kampionëve:
2007/08 (Man United)
2013/14 (Real Madrid)
2015/16 (Real Madrid)
2016/17 (Real Madrid)
2017/18 (Real Madrid)
Trofetë e Iniestas në Ligën e Kampionëve:
2005/06 (Barcelona)
2008/09 (Barcelona)
2010/11 (Barcelona)
2014/15 (Barcelona)
Trofetë e Seedorfit në Ligën e Kampionëve:
1994/95 (Ajax)
1997/98 (Real Madrid)
2002/03 (Milan)
2006/07 (Milan)
Xavi Hernendez: 2006*, 2009, 2011, 2015 (Barcelona)
Lionel Messi: 2006*, 2009, 2011, 2015 (Barcelona)
Gerard Pique: 2008*, 2009, 2011, 2015 (Man United, Barcelona)
/Telegrafi/