Klubet spanjolle për t’i mbrojtur lojtarët kanë vënë klauzola të mëdha, por që këto klauzola në kohën e fundit janë bërë të thyeshme.
E fundit është ajo e Paris Saint-Germain që janë të interesuara që ta paguajnë atë të Neymarit prej 222 milionë euro.
Transferimi i tij do të jetë rekord botëror nëse ndodh.
Real Madridi ka klauzolat më të mëdha, por që James Rodriugez edhe pse e kishte 500 milionë euro, u shti për 50 milionë euro.
Kluzolën më të lartë e kanë Ronaldo dhe Benzema që vlejnë 1 miliard euro.
Më poshtë i gjeni klauzolat më të larta të lojtarëve. /Telegrafi/
1.Cristiano Ronaldo – 1 miliard euro
2.Karim Benzema – 1 miliard euro
3.Gareth Bale – 500 milionë euro
4.James Rodriguez – 500 milionë euro
5.Luka Modric – 500 milionë euro
6.Lionel Messi – 300 milionë euro
7.Toni Kroos – 300 milionë euro
8.Neymar – 222 milionë euro
9.Luis Suarez – 200 milionë euro
10.Andres Iniesta – 200 milionë euro