Telegrafi

Ronaldo fenomeni sot mbush 40 vjet, bota e futbollit e kujton si 9-shi më i mirë në histori (Foto/Video)

Askush nuk e di se çfarë mund të kenë menduar mamaja Sonia dhe babai Nelio në 22 shtatorin e vitit 1976, ekzaktësisht 40 vjet më parë, kur erdhi në jetë Ronaldo.

Natyrisht që çdo prind e përfytyron në mendjen e tij të ardhmen e fëmijëve. Ndoshta kanë menduar ta bëjnë avokat. Ndoshta mjek, si Ronaldo Valente, doktori që asistoi në lindje dhe për ndër të tij mori emrin.

Mbase nuk e kanë menduar edhe se i biri mund të bëhej një prej futbollistëve më të jashtëzakonshëm që historia e sportit ka njohur. Ndoshta kanë ëndërruar që mund të bëhej edhe futbollist, pse jo. Por jo kështu, pasi si ai nuk ka qenë askush më parë. Ndoshta edhe më pas.

Lexo po ashtu 20 vite më parë Barcelona kishte blerë ‘Fenomenin’, që në vitin e parë shënoi 47 gola në 49 paraqitje (Foto-Video)

Sepse Luis Nazario da Lima nuk ka qenë asnjëherë një futbollisti thjeshtë, që kurse nisi të hedhë hapat e parë, duke shkelmuar topin në rrugët e Bento Ribeiro, në zonën veriperëndimorë të Rio de Janeiro.

Në kohën kur Ronaldo luante tek Interi

Nuk ishte pagëzuar ende me emrin “Fenomeni”, por Ronnie që fëmijë arrinte të bënte veprime të jashtëzakonshme. Dhe ishte vetëm çështje kohe kur u nuhat potenciali i tij i jashtëzakonshëm dhe jo rastësisht e zbuloi një bankier i njohur.

Lexo po ashtu Shtatë momentet që e bëjnë Ronaldon legjendë të Real Madridit (Video)

“Gjeta një copës ari”, tha Alexander Martins në atë kohë. Kur pa që ai driblonte fëmijë që kishin dyfishin e moshës së tij u zhyt në këtë çështje, së bashku me ortakun e tij dhe blenë kartonin duke e transferuan te Cruizero.

Ai kishte provuar edhe anën tjetër të Milanos

Që nga ky çast nisi rrugëtimi i “Fenomenit R9”, që tanimë është i dokumentuar në librat e historisë dhe mendjen e tifozëve. Rrugëtimi nis nga Holanda me PSV Eindhoven, për të kaluar më pas te Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Teksa shfleton historinë në faqet e saj gjen trofe të pafundmë, gjen edhe Kupën e Botës, Topin e Artë, dëmtime të dhimbshme dhe pjesën më të bukur, golat.

Barcelona e njoftoi botën me talentin e tij

Por titujt dhe numrat nuk vlejnë në rastin Ronaldo. Nuk vlejnë statistikat për të shpjeguar se çfarë ka qenë ky futbollist për të gjitha gjeneratat.
Se kush ka qenë Ronaldo i vërtetë e dinë vetëm shokët e skuadrave ku ai ka luajtur.

Lexo po ashtu Sot 19-të vite më parë Ronaldo shënoi golin e parë me Interin (Video)

“Nuk ka për të qenë një futbollist më i mirë se ai”, ka thënë Zlatan Ibrahimovic.

Ronaldo fitoi ‘Topin e Artë’ dy herë

“Ishte i pamarkueshëm. Në lëvizjen e parë të kalonte, në të dytën të eliminonte, në të tretën të turpëronte. Një jashtëtokësor”, deklaron Fabio Cannavaro.

Lexo po ashtu Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto)

Por në të vërtetë këtë e dinë të gjithë ata që e kanë parë dhe kanë ndjerë atë që ai dinte të bënte, me ato gjarpërimet dehëse, ato shpërthimet rrufe dhe padyshim ato gola jashtë çdo logjike.

Paraqitjet më të mira i kishte me fanellën e Brazilit

Sot fenomeni i vërtetë i futbollit mbush 40 vjeç. Dhe nëse kohët e fundit keni dëgjuar që pas fjalës Ronaldo t’ju thonë cili prej të dyve, kjo do të thotë që memoria e gjeneratave konsolidon legjendat.