Telegrafi

Ronaldo cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave, para ‘gjeniut’ Messi – me portugezin që theu edhe një rekord

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është cilësuar si më i miri i të gjitha kohërave përpara rivalit të përjetshëm, Lionel Messit – pasi theu një tjetër rekord në karrierën e tij të ndritur.

Kjo është sipas Piers Morgan, i cili lavdëroi super yllin 36-vjeçar për t’u bërë lojtari i parë që përfundoi si golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A.

Ronaldo shënoi 29 herë në 33 paraqitje në Serie A këtë sezon ndërsa Interi rrëzoi Juventusin nga maja e futbollit italian.

Ndërsa, 29 golat e sulmuesit të Juventusit e vun atë para Romelu Lukakut (24) dhe Luis Muriel (22).

Ronaldo shënoi 21 herë në Serie A në sezonin e tij debutues për Juventusin dhe përfundoi pesë prapa kapitenit të Sampdorias, Fabio Quagliarella në garën për Capocannoniere.

Fituesi i pesë herë i Topit të Artë edhe një herë dështoi të fitonte Këpucën e Artë në ligën italiane, pasi Ciro Immobile në edicionin e kaluar kishte shënuar 36 gola.

Por, tani Ronaldo arriti që të shkonte më përpara, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Serie A për këtë edicion.

Morgan, i cili ka qenë një admirues për një kohë të gjatë i kapitenit të Portugalisë, e vlerësoi atë në rrjetet sociale pasi ai arriti të bëhet lojtari i vetëm që arrin të bëhet golashënuesi më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali.

56-vjeçari shkroi në Twitter: “Messi është një gjeni, por ai kurrë nuk e ka sfiduar veten në liga të ndryshme si Ronaldo. Kjo është arsyeja pse @Cristiano është [G.O.A.T]”.

Ronaldo mori Këpucën e Artë në Ligën Premier gjatë sezonit 2007-08 pasi ai shënoi 31 herë në për Manchester United duke fituar titullin e kampionatit.

Ish-ylli i United mori trofeun Pichichi në tre raste pasi përfundoi si golashënuesi më i mirë i La Ligës. /Telegrafi/