Site icon Telegrafi

Ronaldo: Capello nuk është i mençur, mjekët nuk dinin të më kuronin

Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur thjesht si “Fenomeni” ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij.

Ai kishte bërë karrierë me ekipe si Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan.

Gjatë një interviste për “Onda Cero”, ish-kampioni brazilian ka zbuluar disa gjëra rreth karrierës së tij.

“Në dhjetë vitet e para të karrierës jam stërvitur keq, në kuptimin që me mua gabuan metodat stërvitore. Në shumë raste më është dashur të vrapoj si Roberto Carlos dhe Cafu, por nuk mundesha”.

Lexo po ashtu Këta janë golashënuesit më të mëdhenj të kombëtares së Brazilit (Foto)

“Kam vuajtur shumë dëmtime për shkak të stërvitjeve kolektive. Kam pësuar dëmtime të rënda. Në fillim qëndrova jashtë fushave një vit e 4 muaj, ndërsa më pas për një vit e dy muaj. Asnjë lojtar nuk kishte vuajtur dëmtime si unë: mjekët nuk dinin si t’i kuronin, nuk njihej një teknikë specifike për fizioterapinë. Por, unë doja të kthehesha, futbolli ishte jeta ime”.

“Te Real Madridi u paraqita dy herë brenda javës me vonesë në stërvitje. Në rastin e parë Sacchi me mbajti një mësim për 15 minuta dhe më gjobiti, ndërsa në rastin e dytë përpara se ai të fliste i thashë: Ose leksionin, ose gjobën”.

Lexo po ashtu ‘Ronaldo i ri’ - Tetë sulmuesit të cilët kanë dështuar për të zëvendësuar ‘Fenomenin’ (Foto)

“Capello? Nuk ishte tip shumë i zgjuar, nuk e zgjedh mes trajnerëve të mi më të mirë”.

Ndër të tjera 40-vjeçari foli dhe për problemet shëndetësore përpara finales së Botërorit 1998.

“Roberto Carlos më shpëtoi. Ndodheshim në dhomë, kishte kaluar mesnata dhe u shtriva për të fjetur. Në një moment pata konvulsione të forta dhe humba ndjenjat për afro 30 sekonda. Në fillim ai kujtoi se po bëja shaka”,a ka rrëfyer Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version