Telegrafi

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 900-të në karrierë dhe festimi i tij jashtëzakonisht emocionues përmbledh arritjen e tij të pabesueshme.

Portugalia e nisi edicionin e ri të Ligës së Kombeve me fitore 2-1 kundër Kroacisë në shtëpi, në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës A.

Golat për portugezët u shënuan nga Diego Dalot (7’) dhe Ronaldo (34’), i cili shkroi histori me golin e shënuar.

39-vjeçari tani ka shënuar 900 gola në karrierën e tij – dhe është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që arrin këtë shifër.

 

 

Sulmuesi portugez ka shënuar 131 gola për Portugalinë dhe 769 golat tjera vijnë në nivel klubesh në të cilat ka luajtur.

Më së shumti gola padyshim se Ronaldo ka shënuar me fanellën e Real Madridit (450), ndërsa pas tyre vjen Manchester Unitedi (145), Juventusi (101), Al Nassr (68) dhe Sporting Lisbona (5).

Pas arritjes së rekordit, Ronaldo u rrëzua në gjunjë, me duar në kokë dhe festimi i tij emocionues tregon gjithçka rreth kësaj arritje. /Telegrafi/