Ronald Araujo thuhet se u ka thënë bashkëlojtarëve të tij në Barcelonë se po mendon të largohet nga klubi në janar.
Mbrojtësi uruguaian raportohet se është në kërkim të një aventure të re, me Arsenalin dhe Juventusin të interesuarë për të siguruar shërbimet e tij.
Barcelona e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë një marrëveshje huazimi për Araujon dhe çdo lëvizje duhet të jetë e përhershme.
25-vjeçari është frustruar pasi ka parë ngritjen e Inigo Martinez dhe shkëlqimin e lojtarit të La Masia, Pau Cubarsi.
Arsenali thuhet se i është bashkuar Juventusit në garën për Araujon, me Mikel Arteta të interesuar për të forcuar skuadrën e tij.
Por, lojtari, sipas asaj që raporton La Reppublica, preferon transferimin te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/