Telegrafi

Romelu Lukaku i është ofruar Barcelonës

Në një përpjekje të furishme për ta larguar, Chelsea ia ka ofruar Barcelonës shërbimet e Romelu Lukakut, sipas asaj që raporton Matteo Morretto.

Burimi kryesor thotë se klubi katalunas është një nga disa skuadra që iu ofrua shansi për të nënshkruar me sulmuesin pasi ai u anashkalua nga trajneri i ri i Bluve, Mauricio Pochettino.

Barcelona nuk e konsideron Lukakun si opsion. Por edhe nëse do ta bënin, paga e tij prej 325 mijë euro në javë do ta bënte absolutisht të pamundur që ta nënshkruanin me të.

Lexo po ashtu Souloukou niset për në Londër për t'u takuar me Chelsean rreth Lukakut

Sipas Fabrizio Romanos dhe burimeve të tjera të besueshme, Roma e Jose Mourinhos është skuadra që vendosi të shfrytëzojë një shans për Lukakun.

Barcelona nënshkroi Vitor Roque këtë verë dhe pret që adoleshenti të shtohet në skuadrën e tyre nga janari i vitit të ardhshëm.

Andaj, sulmuesi belg ka tani më shumë gjasa që të transferohet te Giallorossët. /Telegrafi/