Telegrafi

Roma pritet ta shes Underin, shumë skuadra pas sulmuesit turk

Cengiz Under. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Cengiz Under pritet të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni në Serie A.

Giallorosët në rast se nuk arrijnë të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve, atëherë duhet të shesin lojtarë për ta përforcuar skuadrën.

Corriere dello Sport ka raportuar se sulmuesi turk Cengiz Under mund të nxirret në shitje nga Roma.

Verdhekuqtë synojnë që nga shitja e talentit të madh turk të fitojnë rreth 50 milionë euro.

Arsenal, Tottenham Hotspur, Chelsea e Everton janë skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për turkun.

Cengiz Under. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë për të është interesuar edhe Real Madrid si dhe Bayern Munich në Bundesliga.

Olympique Lyon dhe Olympique Marseille gjithashtu kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Turqisë.

21-vjeçari këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat dhe ka asistuar në nëntë të tjerë me fanellën e Romës. /Telegrafi/