Telegrafi

Roma me marrëveshjen e re fiton 39 milionë euro nga sponsori i fanellës, sa fitojnë klubet tjera

during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between A.S. Roma and Liverpool at Stadio Olimpico on May 2, 2018 in Rome, Italy.

Roma e ka konfirmuar marrëveshjen me Qatar Airways që vlen 39 milionë euro për tri vite.

Giallorossi kanë qëndruar shumë vite pa sponsor në fanellë, por pasi e mposhtën Barcelonën në  çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, atëherë filluan interesimet.

Sot është konfirmuar nënshkrimi me 6 milionë euro më shumë se sa ishte paramenduar.

Roma me sponsor të ri (getty)

Marrëveshja është valide deri në vitin 2021, me Qatar Airëays që paguan 11 milionë euro në vit në total 33 milionë euro.

Juventus fiton diku 17 milionë euro në vit nga sponsori Jepp, Inter fiton 10 milionë euro, ndërsa Milani fiton  14.5 milionë euro nga Fly Emirates.

Jepp sponsor i Juves (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventusi e ka rritur në 21 milionë fal sukseseve.

Por klubet e Serie A mbesin prapa nga ato të Evropës. Real Madrid fiton 70 milionë euro në it nga Fly Emirates, Manchester United fiton 63 milionë euro nga Chevrolet dhe Barcelona fiton 55 milionë euro nga Rakuten. /Telegrafi/