Roma ka kërkuar nga Interi që ta përfshijë Mauro Icardi si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Edin Dzeko, pasi Manchester United refuzoi një shkëmbim me Romelu Lukakun.
Nerazzurrët janë pranë sigurimit të Dzekos në sulm dhe e vlerësojnë atë 13.5 milionë euro.
Gianluca Di Marzio shkruan se këtë mbrëmje romakët kanë pyetur për Icardin si pjesë të negociatave. Normalisht që Roma duhet të paguajë edhe një shifër të konsiderueshme parash.
Interi e ka bërë mjaft të qartë se ata nuk duan më Icardin në skuadër, pas disa muajsh tensionesh, polemikash, ku erdhi edhe vendimi për t’ia hequr shiritin e kapitenit.
Nerazzurët janë në kërkim edhe të një shkëmbimi me Juventusin për Paulo Dybala, por është argjentinasi i bardhezinjëve që nuk e pranon këtë gjë.
Icardi pas shumë zhurmave ka pësuar rënie të çmimit por edhe të reputacionit, kështu që Interi po përpiqet ta largojë sa ma shpejt.
Sky Sport Italia shkruan se Interi e ka ofruar Icardin në Angli te Manchester United në këmbim të Romelu Lukaku, por klubi nga Old Trafford ka refuzuar. /Telegrafi/