Site icon Telegrafi

Rodri bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të Cityt – Sterling i shtati, Aguero i dhjeti

Mesfushori spanjoll, Rodri është bërë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit anglez, Manchester City.

City ka zyrtarizuar transferimin e spanjollit Rodri nga Atletico Madridi për një shifër të raportuar prej 62.8 milionë funteve apo 70 milionë eurosh.

Blerja e tij prej 70 milionë eurove është bërë më e kushtueshmja në histori të Cityt, duke e lënë pas vetes Riyad Mahrezin që erdhi nga Leicester City për 60 milionë funte apo 67 milionë euro.

Lexo po ashtu Man City konfirmon transferimin rekord të klubit, Rodrin

I treti më i shtrenjti në histori të Cityt është Aymeric Laporte, blerja e të cilit nga Athletic Bilbao kushtoi 57 milionë funte apo 64 milionë euro.

Në vendin e katërt gjendet Kevin De Bruyne me 55 milionë funte apo 61.5 milionë euro dhe Kyle Walker me 53 milionë funte apo 59.5 milionë euro.

Lexo po ashtu Tri blerje të reja, vlera e skuadrës një miliard euro – Pep Guardiola tani ka dy super formacione te Manchester City

Pozita e gjashtë është e zënë nga Benjamin Mendy me 52 milionë funte apo 58 milionë euro, Raheem Sterling i shtati me 49 milionë funte apo rreth 55 milionë euro, ndërsa i teti John Stones me 47.5 milionë funte apo 53 milionë euro.

Bernardo Silva zë vendin e nëntë të blerjet rekord të Cityt me 43 milionë funte apo 48 milionë euro, ndërsa Sergio Aguero mbyll ‘top 10’ me 38 milionë funte apo 42.5 milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version