Giorgio Chiellini ka dhënë një intervistë të gjatë për So Foot, në të cilën ka folur për tema të ndryshme.
Ai e ka komentuar edhe rivalitetin e madh me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe si ai u shndërrua në një armik kur u transferua nga Juventusi te Interi në vitin 2006.
“Duhet të gjej një rivalitet për të dhënë më të mirën. E respektoj jashtëzakonisht shumë Zlatanin, e respektojmë njëri-tjetrin”.
“Ishim bashkëlojtarë në sezonin tim të parë te Juve. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, nuk bëja kurrë prapa”.
“Ai u bë një armik absolut kur u transferua te Interi, pastaj një kundërshtar i zakonshëm te Milani ose me ekipin kombëtar”, ka treguar Chiellini. /Telegrafi/