Më shumë se 700 njerëz nga industria e muzikës në Britaninë e Madhe, duke i përfshirë edhe menaxherët, producentët dhe kompanitë muzikore, kanë shkruar një letër të hapur përmes të cilës apelojnë që njerëzit të jenë të bashkuar dhe të heqin dorë nga racizmi.
Rita Ora, Little Mix, Nile Rodgers, Lewis Capaldi… janë vetëm disa nga emrat që kanë kërkuar ndërprerjen e racizmit – transmeton BBC.
Në mesin e tyre janë edhe Clean Bandit, Mabel, James Blunt, Naughty Boy, Ed Sheeran e të tjerë.
Qindra përfaqësues të industrisë muzikore e kanë nënshkruar letrën, në të cilën thonë se duan të shfaqin dashuri, bashkim dhe miqësi, e jo të shpërndajnë urrejtje – dhe se kjo është punë e përbashkët.
Ata porositin se të gjitha format e racizmit i kanë rrënjët e përbashkëta, injorancën dhe mungesën e arsimimit, ndërsa heshtja për këtë problem nuk është zgjidhje. /Telegrafi/