Telegrafi

Rita Ora fotografohet duke puthur burrin e saj, ndërsa performon në amFAR për rritjen e fondeve mbi kërkimet për SIDA-n

Ajo i kënaqi fansat me një mori pamjesh të mahnitshme gjatë kohës së saj në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë.

Dhe Rita Ora ishte sërish në qendër të vëmendjes, teksa u kap duke shkëmbyer një puthje në faqen e bashkëshortit të saj Taika Waititi përpara se të performonte në skenë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 32 vjeçe, dhe regjisori i famshëm, 48 vjeç, dukeshin më se të dashuruar teksa u kapën në një moment të ëmbël gjatë gala-mbrëmjes vjetore të amfAR, të dielën.

Më vonë, artistja shqiptaro-britanike dukej eterike e veshur me një fustan të bardhë të prerë teksa doli në skenë për një performancë mahnitëse gjatë ngjarjes luksoze.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe burri i saj shpërfaqin dashurinë e tyre duke shkëmbyer një puthje pasionante në Festivalin e Filmit në Venecia

Gjatë ngjarjes, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” mori vëmendjen me një fustan dramatik të tejdukshëm, ndërsa ishte prezentë në event bashkë me mamanë e saj, Vera dhe motrën e saj, Elena.

Rita dukej sensacionale në fustanellën që mburrej me një bisht të gjatë që i rridhte nga pas, përpara se të ndërronte pamjen e saj për performancën e mbrëmjes.

Artistja shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në një veshje transparente, e cila ishte e mbërthyer në belin e saj me një rrip të ndezur.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen me të ëmën dhe motrën e saj në gala-mbrëmjen e amFAR, organizuar në mbështetje të kërkimeve për HIV/AIDS

Rita ishte pajisur me bizhuteri argjendi dhe i shtoi disa centimetra lartësisë së saj me një palë taka elegante.

Ndërsa, fituesi i çmimit “Oscar”, Taika, dukej tipik elegant i veshur me një xhaketë ngjyrë ‘burgundy’ dhe gri dhe një këmishë të bardhë.

Për performancën e saj, Rita veshi fustanin unik i cili përmbante një majë drejtkëndëshe me një jakë dantelle të zbukuruar me perla – duke shfaqur barkun e saj të tonifikuar të mbuluar me një rrjetë transparente.

Rita nuk dukej asgjë më e pak se sa sensacionale, pasi pjesa e sipërme e veshjes karakterizohej me një mantel të gjatë deri në dysheme, i cili vinte pas shpinës së saj.

Lexo po ashtu Rita Ora vazhdon të shkëlqejë me dukjen në Festivalin e Filmit në Venecia

Fustani elegant theksoi në mënyrë të përsosur figurën e saj të hollë trupore, teksa kishte aksesorë me vathë verbues diamanti dhe unaza shkëlqyese.

Këngëtarja e hitit “Praising You” i kishte lyer buzët e saj me një buzëkuq të kuq, ndërsa kishte përdorur një ‘eyeliner’ të trashë si dhe një rimel të shkëlqyeshëm – elemente të cilat e zbukuruan makijazhin e saj.

Rita i kishte stiluar flokët me gërsheta dhe i kishte lidhur në një topuz, duke lejuar që disa fije t’i binin në fytyrë.

amfAR i njohur ndryshe si Fondacioni për Kërkimin e AIDS-it, është një nga organizatat kryesore jofitimprurëse në botë, e dedikuar për mbështetjen e kërkimeve mbi AIDS-in, parandalimin e HIV-it, edukimin e trajtimit dhe avokimin.

Që nga viti 1985, amfAR ka investuar më shumë se 635 milionë dollarë në programet e saj dhe ka dhënë më shumë se 3,500 grante për ekipet kërkimore në mbarë botën. /Telegrafi/