Pas një qëndrimi disa-javor në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rita Ora është gati të kthehet në Evropë.
Ajo do të kthehet në shtëpinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të vazhdojë angazhimin e saj në muzikë dhe television.
Mbrëmjen e së enjtes, shqiptarja me famë botërore publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive teksa darkonte në një restorant.
Në mbishkrimin e tyre, ajo bënte të ditur se është e lumtur që më në fund i erdhi koha të kthehet në shtëpi.
“Njerëzit nuk e kuptojnë sasinë e përpjekjeve që vazhdojnë. Po kthehem në Evropë. Koha e shtëpisë. Mezi po pres”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e këtyre imazheve.
Ndërkohë, e ëma e saj, Vera Sahatçiu-Ora nuk ka lënë pa e ngacmuar të bijën me një koment qesharak të shkruar në gjuhën shqipe.
“Po Ritë, hajde me u bo çikë e shpisë tash”, ka qenë komenti i bërë nga nëna e saj, që më pas është pasuar edhe me shumë replika të tjera nga ndjekësit shqiptarë të këngëtares.
Rita ka treguar më parë se është shumë e lidhur me familjen, teksa edhe nëna e saj, Vera, në një intervistë për Telegrafin në tetorin e viti të kaluar, kishte pohuar se në shtëpinë e tyre nuk ka të përkëdhelur, pavarësisht Ritës që ka famë ndërkombëtare.
“Marrëdhënia ime me dy fëmijët e tjerë është e njëjtë si me Ritën, pa asnjë dallim! Edhe pse Rita ka famë botërore, fëmijët e mi kanë dashurinë dhe repektin e njëjtë”, kishte thënë Vera Sahatçiu-Ora. /Telegrafi/