Telegrafi

Rikthehet pista Icardi – Dybala, Interi dhe Juventusi shumë afër marrëveshjes

Interi është duke shpresuar që ta largojë në këtë verë Mauro Icardin, në mënyrë që ta transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi.

Sipas mediave në Itali, Antonio Conte ka kërkuar nga bordi i klubit italian që 26-vjeçari argjentinas të shitet në këtë verë, pasi nuk dëshiron të ketë përçarje në skuadër.

Nerazzurët janë duke tentuar që ta arrijnë një marrëveshje me Juventusin që ta transferojnë Mauro Icardin në këtë verë, ndërsa ata ta marrin në këmbim Paulo Dybalan.

Antonio Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

Dybala nuk ka luajtur standard në sezonin që lamë pas në Serie A, pasi aty ka ndikuar edhe transferimin i Cristiano Ronaldos, duke arritur të shënojë vetëm pesë gola.

Lexo po ashtu Rihapet pista e shkëmbimit Icardi-Dybala

Argjentinasi kishte formë impresionuese në sezonin 2017/18, duke shënuar 22 gola, mirëpo arritja e portugezit ka ndikuar që ai ta humbiste besimin e Massimiliano Allegrit tashmë të larguar.

Tani, Interi dhe Juventusi mund të arrijnë një marrëveshje për shkëmbimin e të dy lojtarëve, por që Dybala deri më tani po refuzon të kalojë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/