Telegrafi

Rikthehen takimet e Ligës së Kampionëve: Tetë përballje, vëmendja te Atalanta – Manchester United

Liga e Kampionëve është rikthyer për rrethin e katërt të fazës së grupeve, me disa ndeshje mjaftë interesante.

Gara më e madhe për klube në Evropë zhvillon sot (e martë) tetë ndeshje, derisa vëmendja është tek ajo që zhvillohet nga ora 21:00 mes Atalantës dhe Manchester United.

Nga ora 18:45 do të luhen dy takime, si ai në mes të Malmos dhe Chelseat dhe Wolfsburgu përballë RB Salzburgut.

Nga ora 21:00 do t’i keni edhe pesë takime të tjera, siç është ai mes Bayern Munichut dhe Benfikës, derisa Barcelona është mysafir i Dynamo Kievit.

Një takim aspak i lehtë është edhe për Juventusin, që e pret Zenitin, por forma e tyre e dobët në këto ndeshjet e fundit, vështirëson gjërat për Zonjën e Vjetër.

Në këtë orar luajnë edhe Sevilla që është nikoqir i Lilles dhe Villareali ndaj Young Boys. /Telegrafi/