Me ardhjen e Antonio Contes si trajner i Interit janë rritur edhe raportet se do të përpiqen për një marrëveshje shkëmbimi midis Mauro Icardit dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala.
Të dy reprezentuesit e Argjentinës kanë luftuar për minuta dhe formë në klubet e tyre përkatëse këtë sezon dhe mund të ndërrojnë ambient për të qenë titullar.
Gazeta La Gazzetta dello Sport beson se Interi dhe Juventusi do të jenë në gjendje të negociojnë shkëmbimin duke vlerësuar secilin prej tyre në rreth 60-70 milionë euro.
Dybala do të ishte më i përshtatshëm për stilin e lojës së Contes, me Icardin që edhe pse dëshiron të vazhdoj, raporti me tifozët e Interit, shokët e ekipit dhe hierarkinë e klubit bëjnë që ai të jetë afër largimit.
Gazzetta dello Sport raporton se çdo shkëmbim duhet të kryhet para 30 qershorit për të bërë më të madhe situatën financiare Fair Play.
Icardi te Juventusi do të gjente një skuadër që e deshi edhe para disa vitësh, ndërsa Dybala te Interi do gjente hapësirat e nevojshme.
Prandaj, të dy klubet shpresojnë të zgjidhin problemet e ndërsjella dhe ta bëjnë këtë shkëmbim. /Telegrafi/