Telegrafi

Revolucioni francez te Reali, frëngjishtja do të përdoret më shumë se gjuha spanjolle në klubin mbretëror

Real Madrid është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror.

Los Blancos kanë marrë në radhët e veta futbollistë si Eden Hazard, Ferland Mendy, Rodrygo, Luka Jovic dhe Eder Militao.

Por, te Real Madridi në sezonin 2019/20 do të ketë më shumë francez se kurrë më parë, pas arritjes së Ferland Mendy gjithsej do të jen dhjetë lojtarë frankofonë.

Tetë flasin gjuhën e tyre të parë, duke përfshirë edhe dyshen belge Eden Hazard dhe Thibaut Courtois.

Eden Hazard. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Në këtë listë përfshihen edhe Luca Zidane, Raphael Varane, Karim Benzema dhe Theo Hernandez.

Ndërsa jashtë fushës, trajneri Zinedine Zidane do ta flas gjuhën franceze si dhe dy ndihmësit e tij, David Bettoni dhe Hamidou Msaidie.

Por numri i futbollistëve që flasin gjuhën franceze mund të rritet, pasi Reali ka objektiv edhe Paul Pogban.

Luka Modric, Karim Benzema dhe Raphael Varane. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Përveç Pogbas, Los Blancos mund të nënshkruajnë edhe me dyshen Kylian Mbappe dhe Sadio Mane që gjithashtu janë objektiva të klubit dhe që flasin gjuhën franceze.

Marca ka bërë një artikull ku ka raportuar se edicionin e ardhshëm në ndeshjet e Realit pritet të folët në gjuhën frënge. /Telegrafi/