Telegrafi

Revolucioni brutal i Joan Laportas te Barcelona – ka larguar 22 lojtarë, në mesin e tyre edhe legjendën e klubit Leo Messi

Prej ardhjes në krye të Barcelonës, Joan Laporta, dhe ekipi i tij ekzekutiv i drejtuar nga Drejtori i Futbollit, Mateu Alemany, ka kryer një transformim brutal të skuadrës.  

Emri i Leo Messit është më i madhi dhe më i zhurmshmi, për shkak të simbolikës që ka për kohën e kaluar në këtë klub.

Ylli nga Rosario kryeson një listë me 22 futbollistë që janë larguar nga Barcelona, së bashku me 10 të tjerë që janë në proces dhe do të largohen përpara mbylljes së afatit kalimtar më 31 gusht.

Në total, pa llogaritur lojtarët e Barcelona B dhe La Masia që kanë pasur një prani shumë sporadike ose simbolike në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë, nën komandën e Ronald Koeman, Sergi Barjuan dhe Xavi Hernández, janë 54 lojtarë që kanë qenë ose dhe janë, duke numëruar edhe gjashtë nënshkrimet e reja që janë mbyllur në këtë afat kalimtar 2022/23.

Që nga sezoni 2020/21, janë 22 futbollistë janë larguar, disa me një peshë specifike të madhe si Leo Messi i lartpërmendur drejt PSG-së, ose Antoine Griezmann i kthyer në Atletico Madrid.

Ka pasur raste të veçanta, për shembull i Kun Agueros, i cili u largua shkaku i shëndetit.

Pastaj janë Dani Alves dhe Philippe Coutinho, i pari i kthyer për gjashtë mua, ndërsa tjetri një nga zhgënjimet më të mëdha në historinë e futbollit të Barcelonës.

22 lojtarët që janë larguar nga Barça në këto dy sezone janë: Lenglet, Mingueza, Junior Firpo, Ilaix Moriba, Rafinha, Alena, Matheus Fernandes, Coutinho, Konrad, Messi, Trincao, Griezmann, Emerson Royal, Wague, Dani Alves, Adama Traore, Yusif Demir, Luuk de Jong, Jutgla, Kun Aguero dhe Riqui Puig.

Çuditërisht, mes kësaj liste largimesh nuk ka asnjë portier për momentin, megjithëse braziliani Neto është në listën e transferimeve.

Por Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff kanë edhe një detyrë të madhe dhe të rëndë, pasi i duhet t’i largojnë edhe dhjetë lojtarë.

Riqui Puig, Martin Braithwaite, Frenkie De Jong, Memphis Depay, Miralem Pjanic, Sergi Dest, Alex Collado, Alejandro Balde, Abde Ezzalzouli dhe Neto. /Telegrafi/