Telegrafi

Renditja më e re për Topin e Artë: Messi dhe Ronaldo bien më poshtë

Goal.com ka vazhduar me renditjen e re për Topin e Artë, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që kanë pësuar rënie në ranglistë.

Çmimi më i madh individual për një lojtar do të jepet në muajin dhjetor të këtij vitit, derisa Robert Lewandowski vazhdon të udhëheq garën.

Messi ishte në pozitën e dytë, mirëpo aty tani gjendet Kevin e Bruyne, e më pas vijnë argjentinasi dhe portugezi.

Është konfirmuar tashmë që Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të rikthehen në muajin gusht, duke u dhënë lojtarëve të klubeve pjesëmarrëse që të tregojnë më të mirën dhe të tentojnë të fitojnë Topin e Artë.

Më poshtë keni renditjen e përpiluar nga Goal.com për çmimin e madh:

#20 Sadio Mane (Liverpool) | Herën e fundit: 19

#19 Joshua Kimmich (Bayern Munich) | Herën e fundit: 20

#18 Ciro Immobile (Lazio) | Herën e fundit: 18

#17 Alphonso Davies (Bayern Munich) | Herën e fundit: 15

#16 Jordan Henderson (Liverpool) | Herën e fundit: 13

#15 Bruno Fernandes (Manchester United) | Herën e fundit: 17

#14 Timo Werner (RB Leipzig) | Herën e fundit: 11

#13 Josip Ilicic (Atalanta) | Herën e fundit: 12

#12 Serge Gnabry (Bayern Munich) | Herën e fundit: 10

#11 Kai Havertz (Bayer Leverkusen) | Herën e fundit: 14

#10 Jadon Sancho (Borussia Dortmund) | Herën e fundit: 9

#9 Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) | Herën e fundit: 8

#8 Karim Benzema (Real Madrid) | Herën e fundit: Futet në garë

#7 Erling Haaland (Borussia Dortmund) | Herën e fundit: 7

#6 Neymar (Paris Saint-Germain) | Herën e fundit: 6

#5 Thomas Muller (Bayern Munich) | Herën e fundit: 5

#4 Cristiano Ronaldo (Juventus) | Herën e fundit: 3

#3 Lionel Messi (Barcelona) | Herën e fundit: 2

#2 Kevin De Bruyne (Manchester City) | Herën e fundit: 4

#1 Robert Lewandowski (Bayern Munich) | Herën e fundit: 1. /Telegrafi/