Goal.com ka vazhduar me renditjen e re për Topin e Artë, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që kanë pësuar rënie në ranglistë.
Çmimi më i madh individual për një lojtar do të jepet në muajin dhjetor të këtij vitit, derisa Robert Lewandowski vazhdon të udhëheq garën.
Messi ishte në pozitën e dytë, mirëpo aty tani gjendet Kevin e Bruyne, e më pas vijnë argjentinasi dhe portugezi.
Është konfirmuar tashmë që Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të rikthehen në muajin gusht, duke u dhënë lojtarëve të klubeve pjesëmarrëse që të tregojnë më të mirën dhe të tentojnë të fitojnë Topin e Artë.
Më poshtë keni renditjen e përpiluar nga Goal.com për çmimin e madh: