Interi thuhet se po e studion ndikimin e Cristiano Ronaldos, për të transferuar Lionel Messin nga Barcelona.
Gjiganti italian është duke mbajtur një shikim nga afër të ardhmes së yllit argjentinas te katalunasit, pasi lojtari është i frustruar me situatën aktuale.
33-vjeçari ende nuk e ka nënshkruar kontratën, derisa në verën e vitit të ardhshëm do të jetë i lirë të vendos për të ardhmen e tij.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Grupi Sunin Holdings që ka nën pronësi edhe Nerazzurët, janë duke i bërë përgatitjet finale për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
Pronarët e Interit janë të mahnitur nga impakti që ka Ronaldo te Juventusi, duke shpresuar që të njëjtën gjë do ta ketë edhe Messi në Giuseppe Meazza.
Natyrisht se me kalimin e argjentinasit në Serie A, jo vetëm që do të ngjallej rivaliteti mes dyshes, por edhe që ana marketingut do të ishte shumë fitimprurëse për të dyja klubet. /Telegrafi/