Telegrafi

Refuzoi Liverpoolin, Chelsean, Cityn dhe Arsenalin – Jones zbulon arsyen pse zgjodhi Unitedin

Phil Jones ka zbuluar se ai refuzoi ofertat nga Liverpooli, Chelsea, Manchester City dhe Arsenali, në mënyrë që të bashkohej me Sir Alex Ferguson te Manchester Unitedi në vitin 2011.

Pas ardhjes në ekipin e parë nga radhët e akademisë së Blackburn, mbrojtësi i gjithanshëm shpejt u bë një talent shumë i kërkuar.

Gjigantët e Ligës Premier ishin të shpejtë në përpilimin e qasjeve zyrtare, me Jones që kërkohej nga ekipet elitare të futbollit anglez.

Lexo po ashtu Alex Ferguson kishte thënë në vitin 2013 se Phil Jones do të bëhej lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te United

Ai përfundimisht vendosi për një kalim në Old Trafford, duke refuzuar mundësitë për t’u transferuar në Anfield, Stamford Bridge, Etihad ose Emirates.

Jones, i cili deri tani ka marrë pjesë në 224 paraqitje përgjatë nëntë viteve në United, ka folur për MUTV rreth zgjedhjes së Unitedit dhe ndikimin që kishte Ferguson në të.

“Ai ishte aty në dy vitet e mia të para dhe ai ishte ai që më solli nga Blackburn – Unë jam përgjithmonë mirënjohës ndaj tij që e bëri atë”, ka thënë fillimisht Jones.

“Kam pasur oferta nga klube të tjera. Mund të kisha shkuar në një mori klubesh: [Manchester] City, Chelsea, Liverpool, Arsenal apo Everton”.

“Ferguson ishte personi i fundit me të cilin unë fola dhe mbaj mend që po largohesha me agjentin tim dhe thosha: Dua të nënshkruaj për Man Utd”.

“Kjo ishte ajo. Ne as nuk kishim diskutuar për ndonjë marrëveshje personale, por e dija që ishte klubi për të cilin dëshiroja të nënshkruaja” , përfundoi anglezi.

Jones fitoi titullit e Ligës Premier nën urdhrat e Fergusonit në sezonin 2012-13, ndërsa më vonë skocezi legjendar doli në pension. /Telegrafi/