Telegrafi

Reali do ta mbajë Brahim Diazin, nuk do të pranojë ofertën e Milanit

Brahim Diaz do të rikthehet te Real Madridi pas tre viteve të kaluara te Milani si i huazuar.

Mesfushori ofensivë ka shfaqur formë shumë të mirë dhe Milani po e do blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Real Madridi nuk dëshiron ta lejoj largimin e tij dhe kanë vendosur ta mbajnë në radhët e veta për sezonin e ri.

Sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, Los Blancos do ta mbajnë në Santiago Bernabeu talentin spanjoll dhe do t’i ofrojnë atij edhe kontratë të re.

Diaz është i lumtur të rikthehet në Madrid dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.

Lexo po ashtu Diaz pritet të kthehet te Reali, pasi Milani thuhet se nuk e ka opsionin e blerjes

23-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 28 ndeshje zyrtare, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/