Real Madrid ndërron objektiv për tregun e transferimeve të janarit.
Sipas mediave spanjolle, tifozët e Interit mund të qëndrojnë të qetë pasi drejtuesit madrilenë preferojnë të dalin nga gara për Mauro Icardin, pasi kanë vendosur të përqendrohen për yllin e Tottenhamit, Harry Kane.
Në tratativën për të arritur te lojtari anglez, spanjollët mund të përfshijnë kartonin e Karim Benzemas, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë në Madrid.
Gjithsesi, çdo gjë i mbetet kohës, pasi trajneri “gjelave”, Mauricio Pochettino, nuk ka aspak ndërmend ta lërë të lirë lojtarin, i cili konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.
Çmimi i kartonit të sulmuesit anglez është rreth 80 milionë euro.
Fillimisht ishte Icardi në i kërkuari, por argjentinasi ditë më parë doli publikisht duke thënë se dëshiron të qëndrojë te Interi deri në fund të karrierës. /SS/
https://www.youtube.com/watch?v=0P3f26Ne854