Telegrafi

Reali ofron Benzeman si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Icardit

Pretendohet se Real Madridi mund t’i ofrojë Interit shërbimet e Karim Benzemas si pjesë e ndonjë marrëveshjeje për Mauro Icardin, por ka më shumë gjasa që sulmuesi të rinovojë kontratën e tij.

Klubi spanjoll ka qenë i lidhur ngushtë me sulmuesin në ditët e fundit, ndërsa L’Equipe raportoi dje se një lëvizje e mundshme ishte diskutuar nga klubi dhe trajneri Zinedine Zidane.

Lexo po ashtu Zidane i hap derën transferimit të Icardit

Gazzetta dello Sport në edicionin e sotëm thekson se klauzola e lirimit të Icardit prej 110 milionë eurosh nuk është e vlefshme në janar, kështu që ai do të kushtonte edhe më shumë nëse Los Merengues do donin të bënin një lëvizje këtë muaj.

Icardi po përjeto super-formë dhe këtë e tregoi me het-trikun ndaj Milanit këtë sezon (Getty Images)

Kapiteni i Nerazzurrëve nuk është i lidhur me Ligës së Kampionëve, kështu që ai do mund të luajë për Madridin në atë garë nëse transferohet në Bernabeu.

Gazeta spekulon se kampionët spanjollë madje mund të ofrojnë Benzeman në këmbim, duke i dhënë menjëherë një zëvendësimi klubit italian.

Lexo po ashtu Tifozët e Realit zgjedhin me anë të sondazhit sulmuesin e ardhshëm, Kane prinë bindshëm i pari (Foto)

Pavarësisht nga kjo, Gazzetta gjithashtu vë në dukje se situata financiare e Fair Play-it e Interit nuk do të thotë se ata duhet të shesin lojtarin e tyre kryesor.

Përveç kësaj, Icardi gjithmonë ka pohuar se dëshiron të qëndrojë me klubin, kështu që një veprim i janarit duket pothuajse i pamundur.

Lexo po ashtu 'Senatorët' e ekipit nuk e duan Icardin te Reali?

Në të vërtetë, një takim është planifikuar midis gruas dhe agjentes së tij, Ëanda, dhe avokatëve të klubit për muajin shkurt për të ripërtërirë kontratën e argjentinasit.

Icardit do t’i jepej një rritje pagash, ndërsa klubi do të ngrite edhe klauzolën e lirimit të tij edhe më shumë se 110 milionë euro. /Telegrafi/