Telegrafi

Reali dhe Barça rivalizojnë Bayernin për talentin gjerman

Karim Adeyemi është njëri nga sulmuesit më të talentuar në Evropë.

Talenti gjerman është duke shkëlqyer me skuadrën austriake RB Salzburg duke shënuar rregullisht.

Falë formës së mirë, Adeyemi është ftuar edhe nga Kombëtarja A e Gjermanisë, ku ka shënuar në debutim.

19-vjeçari ka dalë nga akademia e Bayernit dhe kampioni në fuqi i Gjermanisë po dëshiron rikthimin e tij.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona janë vënë pas tij.

Adeyemi ka kontratë deri në vitin 2024 me Salzburgun, derisa vlera e tij sillet rreth 25 milionë euro.

Në nëntë ndeshjet e para, Adeyemi ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në një tjetër për Salzburgun. /Telegrafi/