Site icon Telegrafi

Reali, Barca dhe Juve rrezikojnë sanksionime më të mëdha nga UEFA për Superligën Evropiane

(Foto: Twitter/Mirror Sport)

Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi do t’i marrin ndëshkimet më të rënda lidhur me Superligën Evropiane – bën të ditur La Gazzetta dello Sport.

Gazeta italiane e ka analizuar situatën lidhur me ligën elitare që u themelua nga 12 klube të mëdha dhe mbeti pezull, si edhe sanksionet e mundshme që i ka planifikuar presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Në një prononcim për Daily Mail, kreu i trupës evropiane të futbollit ka thënë dënimet do të bazohen në shkallën e përfshirjes, që do të thotë se klubet angleze do të jenë më të privilegjuara.

Reali, Barca dhe Juve, janë tri klubet që pritet të marrin dënime më të rënda, sepse nuk janë tërhequr zyrtarisht nga projekti, ndërsa Atletico Madridi, Milani dhe Interi, do të jenë në zonën e mesme.

Lexo po ashtu “Të gjithë duhet të marrin pasoja për atë që bënë”, Ceferin refuzon të përjashtojë sanksionet kundër klubeve që themeluan Superligën Evropiane

Për momentin, nuk ka asnjë artikull që ndalon krijimin e një Super League, por UEFA po i shqyrton hapat e ardhshëm dhe dënimet pritet të ndodhin, sepse klubet e përfshira konsiderohen fajtorë për përpjekjet që të tradhtojnë parimet dhe rregullat. /Telegrafi/

Exit mobile version