Tashmë planet për rinovimin e Real Madridit kanë filluan, pasi ky vit shkoi huq ku janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit dhe kanë mbetur prapa në garë për titull.
Listat janë përgatitur nga Zinedine Zidane dhe klubi i ka pranuar.
Nevojitet një mbrojtës qendre, dy mesfushorë dhe një sulmues. Tani është koha për të pyetur, se kush është i lirë në treg këtë verë?
Mbrojtës qendre
Me Eder Militao të konfirmuar, Madridi dëshiron një tjetër dhe Matthijs De Ligt është në krye të listës.
Ai është vëzhguar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve me Ajaxin dhe kërkohet gjithashtu nga Barcelona dhe Atletico Madridi.
Mund të shikohet edhe në Serie A, ku pëlqehen Milano Skriniar ose Kalidou Koulibaly.
Mbrojtës i majtë
Marcos Alonso është në radar, por edhe Jose Gaya dhe Alejandro Grimaldo janë opsione të tjera.
Edhe ylli i Bayern Munich, David Alaba mbetet në listën e tyre.
Dy mesfushorë
Sergej Milinkoviç-Savic, Thiago Alcantara dhe Miralem Pjanic po monitorohen, ndërsa Paul Pogba është duke u konsideruar si një nënshkrim potencial i ‘Galacticos’.
Edhe e ardhmja e Mateo Kovacic mbetet në ajër.
Më tej, në mesfushë, pëlqehen edhe Christian Eriksen dhe Eden Hazard, por pa e harruar James Rodriguezin, e ardhmja e tij duhet të dihet.
Pablo Sarabia dhe Suso janë opsione spanjolle, edhe pse Nicolo Zaniolo dhe Kai Havertz po pëlqehet gjithashtu.
Një sulmues
Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Neymar janë tre opsionet më të mira për sulmin te Real Madridi.
Mauro Icardi dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë po ashtu të pëlqyer, duke mos e harruar edhe Luka Jovicin. /Telegrafi/