Site icon Telegrafi

Real Madridi refuzoi ofertën e guximshme prej 25 milionë eurosh nga klubi anglez për Hazardin

Klubi anglez nga Liga Premier, West Hami thuhet se ka pasur një ofertë të guximshme prej 21 milionë funtesh apo rreth 25 milionë eurosh për Eden Hazard, por e cila u refuzua nga Real Madridi.

Trajneri i Çekanëve, David Moyes është i prirur për të nënshkruar me belgun, i cili ka dështuar të ndikojë që kur u bashkua me Los Blancos nga Chelsea në një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë eurosh në vitin 2019.

30-vjeçari ka luftuar me lëndime gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu dhe ka shënuar vetëm pesë gola në 55 paraqitje në dy sezone e gjysmë në klub.

Lexo po ashtu Real Madridi i gatshëm të largojë katër ‘senatorët’ e ekipit në janar  

Gazeta spanjolle El Nacional pretendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka humbur durimin me Hazardin dhe është i etur për të shitur belgun – mundësisht në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, Perez nuk mbeti i impresionuar nga oferta fillestare e West Hamit prej 21 milionë funtesh dhe nuk është i gatshëm të shesë për më pak se 43 milionë funte apo 50 milionë euro.

El Nacional gjithashtu pretendon se Hazard hodhi poshtë një mundësi të mundshme për t’u transferuar te Newcastle me një kontratë fitimprurëse.

Pronarët e rinj të Newcastle thuhet se janë të prirur për ta bërë Hazardin nënshkrimin e tyre të parë të madh që nga marrja e klubit nga ana e tyre.

Megjithatë, belgu nuk donte të transferohej në një klub aktualisht nën kërcënimin e rënies nga kategoria dhe do të preferonte një rikthim në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version