Real Madridi thuhet se është i etur për të riformuar mesfushën e tyre për sezonin e ri 2022/23 dhe tashmë ka planet e qarta të veprimit.
Los Blancos pritet të bëjnë disa ndryshime të mëdha gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, ndryshime të cilat pritet ta prekin repartin e mesfushës.
Real Madridi thuhet se mund të shikojë të shesë Toni Kroosin këtë verë.
E ardhmja e mesfushorit në Santiago Bernabeu dukej e sigurt, por marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është dëmtuar mes rënies në formë dhe këtë tashmë e ka parë edhe presidenti Florentino Perez.
Sipas mediumit El Nacional, Real Madridi është i hapur për ta lënë Krossin të largohet këtë vit dhe kanë vendosur të ndjekë dy mesfushorë të rinj për të përmirësuar mesfushën.
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me dy mesfushorë të rinj
Asgjë nuk mbaron me largimin e Kroosit, pasi Real Madridi synon të nënshkruajë me dy mesfushorë këtë verë.
Synimi i presidentit Perez është të nënshkruajë me Aurelien Tchouameni nga Monaco dhe Paul Pogba, i cili po përfundon kontratën me Manchester Unitedin.
Këto dy nënshkrime thuhet që do ta linin përfundimisht Kroosin jashtë skuadrës.
Në moshën 32-vjeçare, qëllimi i Kroos ishte të qëndronte në Real Madrid për dy sezone të tjera dhe në vitin 2024 të varte këpucët në gozhdë.
Megjithatë, rënia në formë, transferimi i dy francezëve dhe rritja e Federico Valverdes e Eduardo Camavingas, e bën të pashmangshëm largimin e gjermanit. /Telegrafi/