Telegrafi

Real Madridi ofron rreth 115 milionë euro për dyshen e Chelseat, Courtois dhe Willian

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka nisur një ofertë sensacionale për dyshen e Chelseat, Thibaut Courtois dhe Willian.

Sipas mediumit The Sun, Reali ka bërë një ofertë për dyshen e Chelseat, portierin Courtois dhe anësorin sulmues Willian.

Kjo oferta sipas mediumit anglez për dyshen e Bluve është e rëndë plot 100 milionë funte apo 113 milionë euro.

Blutë tani po i kushtojnë vëmendje ofertave për lojtarët e tyre përpara mbylljes së afatit të transferimeve në muajin e ardhshëm.

Thibaut Courtois (Getty Images)

Willian dhe Courtois kanë qenë të lidhur fort me largime nga Stamford Bridge duke ndjekur rrugën e Antonio Contes së larguar.

Willian (Getty Images)

Ylli brazilian iu nënshtrua tri ofertave nga rivalët e Realit, Barcelonës, me ofertën e fundit prej 55 milionë funteve e cila u refuzua gjithashtu nga skuadra e Roman Abramovich.

Ndërkohë, Courtois ka kohë që është informuar për një lëvizje te Mbretërit si një zëvendësim për Keylor Navas.

Asi belg ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Chelsean dhe duket se nuk ka gjasa të rinovojë kontratën e tij. /Telegrafi/