Real Madridi nuk do të lejojë lojtarin e Arsenalit, Mesut Ozil që të bashkohet me rivalin e tyre të urryer, Barcelonën.
Mbretërit duket se kanë ndërhyrë në punët e huaja, pasi thuhet se nuk nuk do të lejojnë Barcelonën të nënshkruajë me mesfushorin gjerman të Arsenalit, Ozil.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ozil ishte një transferim i synuar për Barcelonën gjatë verës, pasi skuadra e Ernesto Valverde nuk ishte në gjendje të mbajë Neymarin, i cili u transferua te PSG për një rekord botëror prej 222 milion eurove.
Kontrata e tij me Arsenalit përfshin një marrëveshje që i mundëson Real Madridit që të mundë Barcelonën për nënshkrimin e tij.
Kështu, Reali do të ofrohet si opsioni i parë në lojtar, nëse homologët e tyre spanjollë vendosin të bëjnë një lëvizje në janar.
Për më tepër, thuhet se ekziston një klauzolë dënimi në favor të Realit nëse Arsenali dhe Barcelona bien dakord për një marrëveshje për mesfushorin.
Përveç Barcelonës, për Ozilin, i cili ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2018 thuhet se interesim kanë shprehur edhe gjiganti italian, Interi dhe ai anglez, Manchester Unitedi. /Telegrafi/