Telegrafi

“Real Madridi është ekipi më i mirë në botë”, Messi zemëron tifozët e Barcelonës me deklaratën e fundit

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se ekipi më i mirë në botë aktualisht është rivali i urryer i katalunasve, Real Madridi.

Real Madridi fitoi titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve javën e kaluar, duke vazhduar primatin se skuadra më e suksesshme në Spanjë dhe në Evropë.

Messi ka pranuar se Real Madridi është ekipi më i miri në botë, por vuri në dukje se i pëlqen më shumë mënyra se si luan Manchester City.

Lexo po ashtu Rivaliteti anash, Barcelona uron Real Madridin për triumfin në Ligën e Kampionëve

“Ekipi më i mirë në botë? Real Madrid, kampion aktual i Evropës. Nëse flasim për rezultate, Real Madridi është më i miri”, ka thënë fillimisht ylli i Inter Miamit.

“Nëse po flasim për performancën, nivelin e lojës, Manchester City, i udhëhequr nga Pep, është më i miri”, përfundoi Messi.

Kjo deklaratë e Messit padyshim se nuk do t’ju pëlqej aspak tifozëve të Barcelonës, skuadër që argjentinasi luajti për më shumë se 20 vite. /Telegrafi/