Telegrafi

Real Madridi ende i hapur për shitjen e nëntë lojtarëve

Real Madrid (Foto: Marca.com)

Real Madridi është ende i hapur për të lejuar më shumë se nëntë lojtarë të ekipit të parë të largohet, pasi ata synojnë të zvogëlojnë numrin në skuadrën e tyre.

Shtatë lojtarë tashmë kanë lënë klubin përgjithmonë ose në huazim ëtë verë, që do të thotë se skuadra e parë e Realit tani ka edhe 31 futbollistë.

Megjithatë, ideja është që të reduktohet ky numër në 25 ose më poshtë për sezonin e ri dhe  Los Blancos janë të hapur për oferta për një numër të madh lojtarësh të tyre.

Lexo po ashtu Real Madridi përshpejton largimet: Konfirmohen pesë largime për 105 milionë euro dhe shumë të tjerë janë afër

Sipas gazetës Marca, dëshira është se njëri nga Keylor Navas ose Andriy Lunin të largohet këtë verë – me Real Betisin si një destinacion të mundshëm, potencialisht në huazim, për sezonin e ardhshëm për portierit ukrainas.

Ideja tjetër është se James Rodriguez do të largohet patjetër, ndërsa klubi nuk ka plane as për Gareth Bale apo Borja Mayoral.

Lexo po ashtu Formacioni i të padëshiruarve të Zidanes është më i mirë se shumica e ekipeve evropiane

Përveç kësaj, të ardhmen e Jesus Vallejo, Brahim Diaz, Dani Ceballos, Isco, Lucas Vazquez dhe Mariano Diaz janë gjithashtu të paqarta dhe Madridi është i hapur për të  larguar të gjithë, në varësi të ofertës së duhur.

Ëndrra e trajnerit Zinedine Zidane është ende që të transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, këtë verë, dhe me këto shitje potencialisht do të çliroheshin fondet për një transferim të francezit. /Telegrafi/