Real Madridi është ende i hapur për të lejuar më shumë se nëntë lojtarë të ekipit të parë të largohet, pasi ata synojnë të zvogëlojnë numrin në skuadrën e tyre.
Shtatë lojtarë tashmë kanë lënë klubin përgjithmonë ose në huazim ëtë verë, që do të thotë se skuadra e parë e Realit tani ka edhe 31 futbollistë.
Megjithatë, ideja është që të reduktohet ky numër në 25 ose më poshtë për sezonin e ri dhe Los Blancos janë të hapur për oferta për një numër të madh lojtarësh të tyre.
Sipas gazetës Marca, dëshira është se njëri nga Keylor Navas ose Andriy Lunin të largohet këtë verë – me Real Betisin si një destinacion të mundshëm, potencialisht në huazim, për sezonin e ardhshëm për portierit ukrainas.
Ideja tjetër është se James Rodriguez do të largohet patjetër, ndërsa klubi nuk ka plane as për Gareth Bale apo Borja Mayoral.
Përveç kësaj, të ardhmen e Jesus Vallejo, Brahim Diaz, Dani Ceballos, Isco, Lucas Vazquez dhe Mariano Diaz janë gjithashtu të paqarta dhe Madridi është i hapur për të larguar të gjithë, në varësi të ofertës së duhur.
Ëndrra e trajnerit Zinedine Zidane është ende që të transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, këtë verë, dhe me këto shitje potencialisht do të çliroheshin fondet për një transferim të francezit. /Telegrafi/