Real Madrid është e gatshme të paguajë trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, hiq më pak se 7 milionë euro.
Edhe Chelsea është i interesuar për ish trajnerin e Milanit, por më gjasë në krye të këtij klubi pritet të vijë Antonio Conte.
Gazzetta dello Sport shkruan se Los Merengues vendimin e fundit do ta marrin pas ndeshjes me Bayern Munich.
Sipas kësaj gazete shuma që i është ofruar si pagë trajnerit italianë është 7 milionë euro në sezon.
Tjerë trajnerë që mund të ulen në bankën e Real Madridit janë Joachim Low dhe Mauricio Pochettino. /Telegrafi/